Real Madrid frenohet nga Levante

09/09/2017 00:00

Reali i Madridit frenohet sërish. Skuadra e drejtuar nga Zinedine Zidane barazoi në “Santiago Bernabeu”, kësaj radhe ndaj modestëve të Levantes.

Një javë pas barazimit 2-2 me Valencian, madrilenët nuk shkuan më shumë sesa 1-1 kundër Levantes, në një ndeshje ku Zidane bëri një rotacion masiv në formacion.

Kiko Casilla, Marcos Llorente, Lucas Vazquez dhe Theo Hernandez ishin përzgjedhur për këtë sfidë të lehtë në letër, por që përfundoi me vetëm një barazim për Realin.

Ivi shënoi i pari për miqtë, ndërsa Lucas Vazquez barazoi për kampionët në fuqi të Europës dhe Spanjës, në një ndeshje ku Karim Benzema doli nga loja i dëmtuar që në pjesën e parë, ndërsa Marcelo u ndëshkua me karton të kuq në fund të takimit.

Top Channel