Papa në Kolumbi, apel kundër dhunës ndaj grave

09/09/2017 00:00

Papa Françesku ka dënuar dhunën verbale dhe fizike ndaj grave dhe ka bërë thirrje për respekt, duke iu drejtuar turmave të mëdha, gjatë vizitës së tij në Kolumbi.

Papa argjentinas është Papa i parë që vizitoi vendin, pas më shumë se tre dekadash dhe tha se Bibla ‘gëzon’ për gratë që janë të forta dhe me ndikim.

Papa është në një udhëtim pesë-ditor për të treguar mbështetje për procesin e paqes në Kolumbi.

Ai u ndërpre vazhdimisht nga duartrokitjet, ndërsa u tha dëgjuesve të shumtë, të premten, se shumë komunitete ende janë të peshuara me zakone patriarkale dhe shoviniste.Papa ka marrë një mirëseardhje të ngrohtë në Kolumbi, një vend me shumicë katolike.

Top Channel