Nadal-Anderson, finalja e US Open

09/09/2017 00:00

Legjenda e Rafael Nadal nuk ka fund. Uria e tij për lavdi nuk shteron dhe për këtë arsye është numri 1 i botës i tenisit për meshkuj.

Spanjolli ka arritur në finalen e US Open pasi mundi 3-1 argjentinasin Juan Martin Del Potro (4-6, 6-0, 6-3 dhe 6-2) dhe të dielën do të luajë kundër Kevin Anderson finalen e tij të 23-të në një Grand Slam.

Këtë vit, Rafa Nadal ka fituar Roland Garros dhe nëse fiton US Open do të barazojë Roger Federerin për titujt Grand Slam të vitit. Zvicerani ka fituar Australian Open dhe Wimbledon.

Nga ana e tij, finalisti tjetër i US Open, afrikano-jugori Kevin Anderson, fitoi po 3-1 ndaj spanjollit Carreno Busta ( 4-6, 7-5, 6-3 dhe 6-4).

Top Channel