Mane, “mjeshtër” karateje

09/09/2017 00:00

Në ndeshjen e javës në Premier League mes Manchester City-t dhe Liverpool, Sadio Mane është ndëshkuar me kartonin e kuq për një ndërhyrje mjaft të rëndë ndaj portierit të City-t Ederson.

Vendasit kaluan në avantazh në minutën e 24 me Aguro-n dhe Mane pati një mundësi të artë për të barazuar rezultatin në minutën e 37, por katranosi gjithçka.

Portieri kundërshtar u tregua më i shpejtim, duke e larguar topin me kokë, ndërsa Mane e godet atë me takë në fytyrë. Një ndërhyrje mjaft e rëndë, e cila nuk mund t’i shpëtonte arbitrit të ndeshjes, i cili e ndëshkoi lojtarin e Liverpool me kartonin e kuq.

Ndërkohë, pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve, portieri i City-t nuk mundi të vazhdonte ndeshjes dhe u zëvendësua në fundin e pjesës së parë.

FOTO GALERI
2/6

Top Channel