Manchester City shkatërron Liverpool-in
09/09/2017 00:00
Manchester City ka treguar forcën në Premier League duke mposhtur 5-0 Liverpool-in në javën e katërt të kampionatit anglez të futbollit.
Në “Etihad Stadium”, skuadra e drejtuar nga Pep Guardiola fitoi bindshëm kundër ekipit të Jurgen Klopp.
Golat për vendasit u shënuan nga Aguero, Gabriel Jesus (2) dhe Sane (2).
Liverpool-i mbeti me 10 lojtarë që në pjesën e parë të ndeshjes, kur Sadio Mane u ndëshkua për një ndërhyrje me takë në fytyrën e portierit Ederson, i cili doli me barrelë nga loja.
Top Channel