Kukësi e nis me fitore, ndaj debutuesve të Kamzës

09/09/2017 00:00

Pavarsisht humbjes në Superkupë, ndaj Tiranës, Kukësi ka arritur të startojë me fitore sezonin e ri të Superligës shqiptare.

Verilindorët arritën të mposhtin debutuesit e Kamzës, me rezultatin 1-0, pas një goli të shënuar nga prurja e merkatos verore, Elis Bakaj, me 11 metërsh.

Pjesa e parë përfundoi në barazim 0-0, me Kamzën që u mbajt mirë, ndërsa në minutën e 64 Alijev fitoi një penallti, e cila u shndërrua në gol nga Bakaj.

Vlen të përmendet se atmosfera në stadiumin ‘Zeqir Ymeri’ ishte e vakët dhe loja e Kukësit nuk ishte aspak bindëse, por në fund kanë vlerë tre pikët.

Top Channel