Juventus, bind edhe stoli

09/09/2017 00:00

Juventusi ka arritur të marrë një fitore bindëse ndaj Kievos, duke treguar se është gati për t’u përballur me Barcelonën në mesjavë.

Trajneri Allegri kishte lënë në stol disa prej titullarëve të tij, si kapiteni Buffon, Dybala, Alex Sandro, Khedira, etj., por lojtarët që luajtën treguan se ishin në lartësinë e titullarëve.

Bardhezinjtë kaluan në avantazh pas një autogoli të Përparim Hetemajt, në pjesën e parë, ndërsa në pjesën e dytë, ishin argjentinasit Higuain dhe Dybala, të cilët vulosën rezultatin 3-0.

Juventusi e ka nisur me marshin e duhur këtë sezon të Serosë A, duke marrë tre fitore në po kaq takime të luajtura.

Të martën në mbrëmje, bardhezinjtë do të luajnë ndeshjen e parë të vlefshme për fazën e grupeve të Champions League, në ‘Camp Nou’, ndaj Barcelonës.

Top Channel