Liverpool, nis sulmi për Diomande, por Leipzig i refuzon ofertën e parë prej 100 milionë eurosh
Rubin Hebaj ishte një nga zbulimet e sezonit të kaluar te skuadra e Vllaznisë, ndërsa këtë sezon ka nisur aventurën në kampionatin slloven, me Domzale.
Sulmuesi shkodran duket se po ambientohet më së miri në Slloveni, ndërsa sot ka shënuar një tjetër gol për ekipin e tij.
Hebaj u aktivizua në minutën e 80 dhe shënoi golin e fundit të takimit, që skuadra e tij e fitoi 6-1 ndaj Triglav.
Sulmuesi i kombëtares U-21 është aktivizuar në tre takime me Domzalen, të treja si zëvendësues.
Ai ka luajtur në total rreth 70 minuta lojë dhe ka arritur të shënojë dy gola dhe të japë një asist, çka tregon se po ambientohet më së miri në kampionatin e ri.
Top Channel