Balotelli thyen Monakon pas 9 muajsh

09/09/2017 00:00

Më në fund, pas 9 muajsh pa humbje në Ligën e parë francezë, Monako është mposhtur 4-0,në transfertën ndaj Nicës.

Ka qenë pikërisht Mario Balotelli, udhëheqësi i fitores për vendasit, me dopietën e tij personale, ndërsa golat e tjerë janë shënuar nga Plea dhe Ganago. 

Nice kaloi në avantazh që në minutën e gjashtë, falë një 11-metërshi të ekzekutuar saktë nga sulmuesi italian, ndërsa Plea dyfishoi rezultatin në minutën e 18.

Në pjesën e dytë Balotelli gjeti sërish rrugën e rrjetës, ndërsa Ganago, i cili zëvendësoi italianin, vulosi rezultatin 4-0, dy minuta nga fundi.

Monako kishte afërisht 9 muaj që nuk humbiste në kampionatin francez dhe humbja e fundit ishte ajo në shtëpi ndaj Lyonit, më 18 dhjetor 2016, me rezultatin 1-3.

Top Channel