Perisiç rinovon edhe për pesë vite me Interin

08/09/2017 00:00

U duk se do të ishte ndër të parët që do të largohej nga Interi, sepse ofertat në drejtim të tij nuk mungonin, por situata e Ivan Perisiç ka marrë një kthesë tjetër tashmë.

I vlerësuar dhe mbajtur fort nga Luciano Spalletti, kroati jo vetëm që ka qëndruar te zikaltrit, por tani ka rinovuar edhe kontratën që e mban të lidhur me ta, duke e zgjatur deri në vitin 2022.

Perisiç e ka nisur në mënyrë të shkëlqyer sezonin te Interi, pasi në dy takimet e para ka shënuar një gol dhe ka asistuar në tre të tjerë.

“Jam shumë i lumtur dhe i emocionuar që kam rinovuar me Interin. Është e vërtetë që e pata menduar largimin, por takimi me Spallettin më bëri të ndryshoj mendje. Ai është një trajner i madh që po na ndihmon shumë të rritemi dhe të fitojmë. E kemi nisur sezonin në mënyrë të shkëlqyer dhe po pres me padurim të dielën, kur duhet të konfirmohemi për ballë SPAL”, tha Perisiç

Top Channel