Mungon kapiteni Mavraj, Hamburg pëson humbjen e parë

08/09/2017 00:00

Hamburgu ka pësuar humbjen e parë në këto tre javë të Bundesligës, pikërisht ndaj skuadrës surprizë të sezonit të kaluar, Leipzig.

Vendasit humbën me rezultatin 0-2, ndërsa në fushë mungoi Mërgim Mavraj, i cili ishte i pezulluar, pas kartonit të kuq të marrë në ndeshjen e kaluar.

Mbrojtësi kuqezi është kapiteni dhe lideri i prapavijës së Hamburgut dhe mungesa e tij u ndje edhe sot në fushën e lojës.

Hamburgu e kishte nisur mjaft mirë këtë sezon të Bundesligës, me dy fitore radhazi, në dy javët e para.

Top Channel