Inter, Spalletti: I kënaqur me merkaton, por Juventusi më lart

08/09/2017 00:00

Trajneri i Interit, Luciano Spalletti është i kënaqur me merkaton që ka bërë shoqëria zikaltër gjatë verës, por edhe për këtë sezon shikon Juventusin më mirë se skuadrat e tjera italiane.

Në një intervistë për “La Gazzetta dello Sport”, Spalletti theksoi se nuk është i shqetësuar aspak nga mungesa e blerjeve të mëdha. “Edhe nëse do të kishim bërë goditje të mëdha, mund të kishin qenë të gabuara. Ne kemi bërë blerjet e duhura për realitetin tonë. Duhet të kemi besim për të ardhmen”, u shpreh trajneri i zikaltërve.

Duke folur për kundërshtarët në Serinë A, Spalletti tha se Juventusi është më lart se gjithë të tjerët.

“Nuk e them për t’i shtuar presionin, por mendoj se Juventusi ka diçka më shumë. Është edhe Napoli që luan një futboll modern. Pa harruar Romën dhe Milanin”, tha Spalletti.

Top Channel