Arda Turan largohet nga Barcelona

08/09/2017 00:00

Arda Turan do të luajë dy sezonet e ardhshme i huazuar te Gallatasaraji, skuadër në të cilën është formuar si futbollist.

Mesfushori turk, i cili nuk ka gjetur hapësirë në formacionin e Barcelonës, ka vendosur që të ndryshojë ambient e të kthehet në vendlindje.

Gjithsesi, Arda Turan është ende futbollist i Barcelonës pasi kur të mbyllet periudha e huazimit te Gallatasaraji, turkut do t’i mbetet edhe një vit kontratë me katalanasit.

Barcelona pagoi 40 milionë euro për Arda, i cili u ble nga Atletico Madrid në vitin 2015.

Top Channel