US Open, Federer mposhtet nga Del Potro në çerekfinale
07/09/2017 00:00
Në US Open nuk do të ketë sfidë Federer-Nadal.
Argjentinasi Juan Martin Del Potro mundi Roger Federer në 4 sete (7-5, 3-6, 7-6 dhe 6-4), duke lënë sportdashësit pa supersfidën e gjysmëfinaleve që parashikohej në fillim të turneut.
Në Nju Jork pritej me padurim një ndeshje mes dy tenistëve më në formë të këtij viti, por Del Potro e lë “Grand Slam”-in amerikan pa “Klasiken” e tenisit.
Argjentinasi do të përpiqet të kthehet të fitojë një turne të madh që nuk e fiton që nga viti 2009, kur triumfonte pikërisht në US Open.
Gjysmëfinalja tjetër e US Open është ajo mes Anderson dhe Carreno-Busta.
Top Channel