Thaçi mandaton Haradinaj për formimin e qeverisë

07/09/2017 00:00

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka pranuar propozimin e partive të koalicionit për mandatimin e Ramush Haradinajt në krye të qeverisë së ardhshme.

“Duke u bazuar në kompetencat e mia kushtetuese, përmes një dekreti kam caktuar zotin Ramush Haradinaj mandatar për formimin e qeverisë së re të Republikës së Kosovës, i propozuar nga ky koalicion”, ka njoftuar Thaçi.

Njoftimi i Thaçit, përmes profilit të tij në rrjetet sociale, vjen pak orë pasi seanca konstituitive e Kuvendit të Kosovës votoi me 62 vota pro Kadri Veselin si kryetar të tij.

Top Channel