
Skuadra e Kukësit ka sqaruar ditën e sotme largimin nga stadiumi “Selman Stërmasit” pas përfundimit të Superkupës pa marrë pjesë në ceremoninë e medaljeve.
Në reagimin e skuadrës së Kukësit thuhet se ka qenë FSHF që i ka komunikuar se për ta nuk do të ketë medalje dhe më pas ata janë larguar nga stadiumi.
“Skuadra e Kukësit sqaron opinionin publik në lidhje me lajmet e pavërteta për “braktisjen” e menjëhershëm të fushës dhe stadiumit “Selman Stërmasit”. Ekipi verilindor ka qëndruar në pankinë pas mbarimit të ndeshjes për të pritur cermoninë zyrtare të Federatës Shqiptare të Futbollit, më pas shefi i klubit, Jonuz Hallaçi, ka pasur komunikim me zyrtarët e FSHF-së që e kanë informuar se nuk do të ketë medalje për skuadrën verilindore dhe se mund të largoheshin, ekipi i është drejtuar dhomave të zhveshjes. Lojtarët dhe stafi u kanë shprehur përgëzimet e rastit lojtarëve dhe stafit të Tiranës.
“E kishim vlerësuar maksimalisht ndeshjen, pavarësisht se nuk shkoi ashtu siç e donim ne. Kam lexuar lajme të pavërteta në lidhje me një ‘braktisje’ të stadiumit nga skuadra e Kukësit duke mos respektuar ekipin e Tiranës, nuk është e vërtetë. Lojtarët, por edhe stafi i kanë uruar lojtarët dhe stafin bardheblu, pastaj kemi qëndruar në pankinë për të pritur cermoninë. Fola me përfaqësuesit e FSHF-së dhe më thanë se nuk ka medalje për vendin e dytë dhe se mund të largoheshim. Ne ashtu bëmë”, -përfundon Hallaçi për sajtin e klubit”, përfundon reagimi i skuadrës së Kukësit.
Top Channel