Kënga e Geoge Michael që nuk është publikuar asnjëherë, u transmetua për herë të parë në Radio 2 të BBC.

Ka qënë producenti Nile Rodgers i cili ka folur mbi këngëtarin duke dhuruar mjaft emocion për fansat e ylli të ndjerë.

Duke postuar në Twitter njerëzit pranuan se kishin shpërthyer në lot për këngën e re të Sony Music dhe të tjerë rrëfenin se u kaluan mornica në trup.

Këngëtari i famshëm u gjet i vdekur ditën e Krishtlindjeve të një viti më parë në shtëpinë e tij në Oxfordshire dhe në mars u konfirmua zyrtarisht se këngëtari ndërroi jetë për shkak të infarktit dhe yndyrnave në mëlçi. Kjo mund të lidhet dhe me abuzimin me drogërat apo alkoolin. Trupi i tij u gjet nga ish partneri i tij, parukieri Fadi Fawaz.

Top Channel