Panucci: Cikalleshi nuk më respektoi

07/09/2017 00:00

Christian Panucci iu rikthye çështjes së përjashtimit nga grumbullimi të Sokol Cikalleshit, duke thënë se sulmuesi e ka marrë në telefon një orë pasi kishte humbur avionin.

“Avioni ishte në orën 08:00 dhe mua  më morën në telefon në orën 09:00. Nuk më respektuan. Kjo nuk ishte leje, por mungesë respekti. Kontratat nënshkruhen me anë të menaxherit dhe vizitat mjekësore mund të bëhen në qendra në Tiranë. Nëse një futbollist ka djalin në spital, unë i jap leje pa problem sepse familja vjen e para. Por, kur të thërret kombëtarja, duhet të jesh këtu. Nuk e kam vetëm për Cikalleshin, por për të gjithë”, tha Panucci.

“Ka organizim dhe rregulla për të bërë futbollistët që të ndihen më mirë”, shtoi trajneri italian.

Top Channel