Moto Gp, Rossi: Gjithçka për të qenë në Aragon

07/09/2017 00:00

Pas dëmtimit të rëndë që pësoi në stërvitje i cili do ta detyrojë Doktorin të mungojë në Çmimin e Madh të San Marinos, që do të zhvillohet këtë fundjavë, 7-herë kampioni i Botës në Moto Gp, nuk e përjashton mundësinë për të qenë gati për garën e rradhës atë të Cmimit të Madh të Spanjës në pistën e Aragon

” Ajo garë do të jetë tre javë pas aksidentit, për mua do të jetë shumë e vështirë por do të bëj gjithcka dhe do të provoj të jem gati për të marrë pjesë në atë Cmim të Madh, jam dëmtuar vetëm pak gara para finishit, deklaroi fillimisht Valentino Rossi.

I zhgënjyer por në të njëjtën kohë optimist, Rossi është i kënaqur me mënyrën sesi po shkon faza e riaftësimit:” Me vjen shumë keq që shkuan gjërat për vete dhe për skuadrën. Megjithatë jam goxha mirë krahasuar me herën e kaluar që u dëmtova në të njëjtin vend, fraktura nuk është aq e madhe dhe e kam marrë menjëherë veten pas operacionit, theksoi Vale Rossi.  Rikthimi i Doktorit në Botërorin e Moto Gp, mund të konkretizohet në garën e Japonisë që do të zhvillohet në 15 Tetor edhe pse ashtu sic deklaron edhe vetë Rossi nuk përjashtohet mundësia që të jetë gati për garën e 24 Shtatorit në Aragon.

Top Channel