Ronaldo me Ferrari 380 mijë euro
06/09/2017 00:00
Cristiano Ronaldo është një prej lojtarëve më të paguar në historinë e futbollit dhe super ylli i Real Madrid ka vendosur të shfaqë pak nga pasuria e tij, duke publikuar në rrjetet sociale një foto me makinën e tij Ferrari F12 TDf.
Çmimi i këtij xhevahiri të Ferrrarit nis nga 380 mijë euro dhe ky çmim pa asnjë aksesor shtesë.
Në foton e hedhur në Instagram dallohet 4 herë fituesi i Topit të Artë që qëndron pranë derës së Ferrarit F12 TDf dhe djali i tij që është ulur në sediljen e shoferit.
Top Channel