Pas CR7, edhe Mendes nën akuzë për evazion fiskal

06/09/2017 00:00

Pas Cristiano Ronaldos, ai që ka probleme me organet fiskale spanjolle është agjenti i tij, Mendes.

Më 31 korrik, ylli i Realit të Madridit u mor në pyetje nga gjykatësja Monica Gomez Ferrer, në Tribunalin Pozuelo të Alarconit, sa i përket akuzave për evazion prej 14.76 milionë eurosh mes viteve 2011-2014.

Por, pasi futbollisti portugez shprehu pikëpamjet e tij përpara ligjit, ku tha ndër të tjera se “kur këshilltarët e mi më thonë se gjithçka është në rregull, unë u besoj. Besoj te këshilltarët e mi, sepse janë më të mirët dhe unë i paguaj mirë, ndaj dhe bëjnë gjënë e duhur e unë lë gjithçka në duart e tyre”, një tjetër kapitull hapet në këtë hetim.

Edhe Jorge Mendes, agjent i 4 herë fituesit të “Topit të Artë”, siç njofton “El Mundo”, më 19 tetor pritet të dalë para gjyqit, ku do të pyetet së bashku me dy asistentë të tij nga organi “i paanshëm” i drejtësisë.

Top Channel