Kosovë-Serbi, Phillips: SHBA të jenë të pranishme në dialog

06/09/2017 00:00

Profesor David Phillips, i Universitetit Kolumbia, bën thirrje në një raport të ri për njohjen e Kosovës nga Serbia.

Ai thotë se Shtetet e Bashkuara duhet të rrisin profilin e tyre në dialogun mes dy vendeve, si pjesë e interesave strategjike për t’i bërë ballë ndërhyrjeve ruse në rajon.

Profesor Phillips, drejtor i Programit për Paqen dhe të Drejtat në Universitetin Kolumbia të Nju Jorkut, thotë se Kosova dhe Serbia duhet të futen në të njëjtën kohë në BE dhe se negociatat duhet të kenë një afat të caktuar që të jenë efektive.

Në një intervistë për VOA, Philips propozon që administrata amerikane të përcaktojë një të dërguar të posaçëm që të ndjekë nga afër procesin e ndërmjetësuar nga BE.

Top Channel