”Duan të më vrasin”/ Cllevio trondit te Grida Duma Podcast: Jetoj në bunker, ja pse lëviz me makinë të blinduar
Christian Dior dhe Gucci nuk do të përdorin më modele të dobëta gjatë prezantimit të koleksioneve të tyre në të ardhmen.
Vendimi i dy kompanive, ndër më të mëdha të modës u mor pas kritikave të publikut se shtëpitë e modës me kërkesat e tyre nxisin anoreksinë dhe rrisin çrregullimet në ushqim, jo vetëm për modelet e tyre, por edhe për ndjekësit e që kanë.
Sipas kritikëve, imazhi i paraqitur në pasarela nuk është real dhe ai nxit qindra-mijëra vajza që të kequshqehen në përpjekje për të fituar linjat e modeleve të pasarelës.
Modelja daneze, Ulrikke Hoyer akuzoi në muajin maj shtëpinë e modës Louis Vuitton, e cila sipas saj i kishte kërkuar që të dobësohej edhe më, në një kohë që ajo ishte nën peshë.
Vendimi i Christian Dior dhe i Gucci-t është mirëpritur dhe shpresohet që do të ndiqet edhe nga shtëpi të tjera të modës.
Top Channel