Shqipëri e vuajtur për një pikë, notat

05/09/2017 00:00

Shqipërisë I duhej një pikë, e mori, por nëse rezultati na kënaq, loja ishte padyshim një nga më të dobëtat e këtij edicioni.

Një skuadër pa orientim, pa pika kontakti dhe krejt e paqartë taktikisht, veçanërisht në pjesën e parë.

Trajneri tentoi të korrigjonte formacionin me zëvendësimet e kryera në fillim të pjesë ë dytë, por skuadra përsëri u kushtëzua vetëm me dy aksione reale në portën kundërshtare.

Berisha ishte në kufijtë e heroit, mbrojtja e sprovuar në ndeshje të tilla me tension, ndërkohë që fjala fantazi dhe sulm ishin të tepërta për këtë ndeshje.

FOTO GALERI
10/15
Llullaku –5.5. Duket si një futbollist normal, që në momente të caktuara vë në dyshim edhe zgjedhjet e trajnerit. I mungojnë driblimet, krosimet dhe loja një kundër një. Ndoshta me këto dy prova, rrezikon të jetë zgjedhje e parë

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA