Jonathan David shkëlqen, Atletico merr vendimin për kanadezin, Juventus drejt përfitimit të 25 milionë eurove
Rafael Nadal dhe Roger Federer kualifikohen për në çerekfinale të US Open. Tenisti spanjoll kaloi në raundin e katërt në Flushing Meadows Alexander Dolgopolov, duke u kthyer në fazën çerekfinale të këtij eventi për herë të parë në 4 vitet e fundit.
Nadal e dominoi totalisht sfidën me ukrainasin të cilën e mbylli me rezultatin 3-0 me sete 6-2;6-4;6-1 duke rritur pretendimet e tij për fitoren përfundimtare të US Open.
Në çerekfinale Nadal do të përballet me Andrey Rublev, me adoleshentin rus që iu imponua belgut Goffin duke e mposhtur 3-0 me sete 7-5;7-6; 6-3. Rublev me këtë sukses u bë tenisti më i ri që arrin në çerekfinale të US Open pas Andy Roddick në vitin 2001.
Ndërsa Federer siguroi vendin mes 8 më të mirëve në turneun amerikan pasi mposhti gjermanin Philip Kohlschreiber me rezultatin 3-0. Zvicerani, që në New York kërkon titullin e tij të 20 Grand Slam në karrierë, shpenzoi vetëm 1 orë e 49 minuta për të fituar këtë përballje duke i mbyllur setet me rezultatin 6-4; 6-2; 7-5.
Në çerekfinale, Federer do të përballet me Juan Martin Del Potron. Argjentinasi eliminoi në 1/8 e finaleve Dominic Thiem në një ndeshje vërtet dramatike dhe të gjatë. Del Potro në këtë ndeshje e pa veten në dizavantazhin 2-0 me sete me Thiem që i fitoi ata 6-1;6-2, por ai reagoi dhe e ktheu gjithçka në favorin e tij duke fituar 3 setet e tjerë 6-1;7-6;6-4 dhe krejt ndeshjen 3-2.
Top Channel