PDK i kërkon presidentes së re të kthejë Ligjin për Specialen në Kuvend, Justina Shiroka Pula pritet të marrë vendimin Duket se kriza politike në Kosovë po shkon drejt zgjidhjes pasi partia Aleanca për Kosovën e Re e Behgjet Pacolllit i është bashkuar koalicionit PAN fitues të zgjedhjeve.
Gjatë pasdites, Pacolli mori pjesë në një takim ku ishin të pranishëm Kadri Veseli, Ramush Haradinajt dhe Fatmir Limaj, liderët e forcave të tjera politike të PAN dhe marrëveshja u firmos.
Më herët mediat kishin raportuar se po diskutoheshin ende detajet e marrëveshjes që mesa duket është arritur. Pas firmës, kreu i Partisë demokratike të Kosovës Kadri Veseli, tha se kjo marrëveshje ia hap rrugët vendit, ndërsa bëri me dije se brenda disa ditësh do të kryhet edhe procesi i krijimit të institucioneve.
Mediat kosovare raportojnë se ka mundësi që seanca konstituive, ajo që gjatë javëve të fundit nuk u zhvillua kurrë, mund të mbahet që nesër.
Behgjet Pacolli, anëtari i ri i koalicionit dhe lojtari që ndryshon ekuilibrat në skenën politike në vend, e cilësoi marrëveshjen si një domosdoshmëri që i jep rëndësi vullnetit të qytetarëve.
Në të njëjtin kuadër, edhe i përzgjedhuri për Kryeministër, Ramush Haradinaj, e vlerësoi lart bashkëpunimin me Pacollin, duke shtuar se ardhja e AKR-së i jep vlerë më të madhe koalicionit.
Top Channel