Letra e Pacollit: Pse AKR duhet në qeveri

04/09/2017 00:00

Përmes një letre drejtuar anëtarëve të partisë dhe me titullin “Përse AKR duhet të jetë në qeveri”, Behgjet Pacolli argumenton vendimin e shkëputjes nga koalicioni me LDK-në.

Ai thotë se vendi po humbet shumë nga ngërçi politik pas zgjedhjeve të 11 qershorit dhe qeveria e re duhet të ngrihet pa humbur kohë.

Pacolli thotë se qëndrimi i AKR-së dhe i tij personal ka qenë gjithmonë për një qeveri gjithëpërfshirëse, propozim që nuk është përkrahur. Ai thotë gjithashtu se i ka dhënë kohë Vetëvendosjes dhe LDK-së që të gjejnë një marrëveshje, por pritjet kanë qenë të kota.

Në letër, Pacolli thotë se AKR nuk po bën koalicion me asnjë parti, por po ndërton marrëveshje qeverisë me kandidatin për Kryeministër të PAN, Ramush Haradinaj, me një mori propozimesh për reforma të cilat vendin do ta ridrejtojnë në binarët e duhur.

Top Channel