Mourinho habit duke luajtur portier (Video)

03/09/2017 00:00

Në stadiumin “Loftus Road” u luajt të shtunën një ndeshje bamirësie për mbledhje fondesh për viktimat e zjarrit që ra në Kullën Grenfell.

Ish-futbollistë, këngëtarë dhe VIP-a morën pjesë në këtë ndeshje, ku u ballafaquan skuadra e drejtuar nga Rio Ferdinand me atë të drejtuar nga Alan Shearer.

Pikërisht te skuadra e ish-sulmuesit të kombëtares angleze habiti Jose Mourinho, i cili në pjesën e dytë të ndeshjes u fut në lojë si portier.

Performanca e trajnerit të Manchester United shkaktoi shumë reagime në rrjetet sociale.

Top Channel