Kosova dorëzohet në fund ndaj Kroacisë, humbje minimale

03/09/2017 00:00

Në ndryshim nga ndeshja e parë kur u mundën 0-6, Kosova ka rezistuar pa pësuar gol deri në minutën e 74 në “Maksimir” ndaj Kroacisë.

Domagoj Vida ishte autor i golit të vetëm për kroatët, në ndeshjen që nisi mbrëmjen e kaluar dhe përfundoi mesditën e sotme.

Ndeshja nisi mbrëmjen e kaluar ku u luajtën 23 minuta, por më pas u ndërpre për shkak të reshjeve të dendura të shiut dhe rifilloi në orën 14:30 të ditës së sotme.

Kosova luajti një ndeshje të mirë, të paktën deri në minutën e 74 ku u mbrojt mirë, por tentoi edhe të dalë me kundërsulm. Megjithatë, Vida ndëshkoi Kosovën duke shuar ëndrrën për një pikë ndaj një kundërshtari si Kroacia.

Top Channel