AAK: AKR, drejt pjesëmarrjes në qeveri

03/09/2017 00:00

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës beson se më në fund, AKR-ja e Behgjet Pacollit po lëviz drejt pjesëmarrjes në Qeverinë e re.

Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, citohet të ketë thënë se prej të hënës do të ketë hapa të shpejtë në drejtim të konstituimit të Parlamentit dhe formimit të ekzekutivit të ri.

Zyrtarë të AKR-së megjithatë nuk kanë bërë ende asnjë koment lidhur me mundësinë e përfshirjes së tyre në qeverinë e koalicionit PAN.

Të enjten, skadon afati i kërkuar nga PDK, AAK e NISMA, për vazhdimin e seancës konstituive të ndërprerë më 24 gusht. Në seancën e fundit, ku dështoi votimi për Kryetar të Kuvendit, numri dy i PDK-së, Enver Hoxhaj kishte kërkuar shtyrjen e saj për të paktën dy javë, me argumentin se  nevojitej më shumë kohë për të vazhduar konsultimet lidhur me krijimin e institucioneve.

Hoxhaj ka deklaruar së fundi se partia e tij është e vendosur të përmbyllë sa më shpejt këtë proces. Ai nuk dha një datë se kur do të mbahet  seanca e radhës, por me të gjithë gjasat, kjo do të ndodhë të enjten.

Ka pasur gjashtë rinisje të seancës konstituive të parlamentit në Kosovë, por që të gjitha kanë dështuar, pasi PAN nuk ka arritur të sigurojë numrat e nevojshme për zgjedhjen e Kadri Veselit si kryetar të Parlamentit.

Top Channel