Spanja “hipotekon” vendin e parë në grup, mposht 3-0 Italinë

02/09/2017 00:00

Spanja ka fituar bindshëm 3-0 ndaj Italisë në një ndeshje mjaft të rëndësishme për të përcaktuar skuadrën e parë në grupin ku bën pjesë edhe Kombëtarja shqiptare.

Isco ishte lojtari i ndeshjes duke realizuar dy gola mjaft të bukur në pjesën e parë, ndërsa 13 minuta para fundit shënoi edhe Alvaro Morata.

Ndërkohë, Italia zhvilloi një ndeshje të dobët dhe tashmë shpreson vetëm në një hap të gabuar të Spanjës në ndeshjet e mbetura për të shpresuar për vendin e parë.

Ndërkohë, Maqedonia bëri surprizën në Izrael, duke i mposhtur minimalisht vendasit. Në një ndeshje që ka pasur momente nervozizmi.

Pas fitores me Italinë, Spanja kryeson grupin me 19 pikë, Italia e dyta me 16 pikë, ndërsa Kombëtarja shqiptare është e treta me 12 pikë.

Top Channel