Roshi: Falenderoj Panucci-n, i lumtur për golin

02/09/2017 00:00

Odise Roshi ishte autor i golit që zhbllokoi rezultatin ndaj Lihtenshtejnit dhe për këtë u shpreh i lumtur pas ndeshjes, por tha se më rëndësi se goli ka fitorja e skuadrës.

Roshi u shpreh se skuadra hasi vështirësi deri në momentin e shënimit të golit, ndërsa më pas gjithçka ishte më e lehtë pasi kundërshtari nuk po qëndronte më në mbrojtje.

Ndërkohë, ai falenderoi edhe trajnerin Panucci për besimin e dhënë. “Futbolli pranon edhe stolin. Unë bëj punën time dhe më pas vendos trajneri. Falenderoj Panuccin që isha në formacion”, tha mesfushori kuqezi.

Top Channel