Moti me shi shtyn provat zyrtare të Monzës

02/09/2017 00:00

Moti me reshje shiu ka bërë që provat e zyrtare të Çmimit të Madh të Italisë të shtyhen për më shumë se dy orë ditën e sotme.

Pilotët zbritën normalisht në pistë në orën 14:00 dhe vetëm pas 5 minutash nga sesioni i parë, drejtuesit vendosën t’i ndërprisnin provat për shkak të kushteve mjaft të vështira atmosferike me shi për të xhiruar normalisht.

Nga sesioni i parë mbetën rreth 13 minuta, ndërsa me përmirësimin e kushteve në pistë, provat rinisën sërish në orën 16:40 minuta.

Më herët, shiu bëri ta pamundur edhe zhvillimin e sesionit të tretë të provave të lira, i programuar të zhvillohej gjatë paradites së sotme.

FOTO GALERI
2/10

Top Channel