Fair Play Financiar, UEFA heton PSG

02/09/2017 00:00

PSG tronditi merkaton e kësaj vere me vetëm dy blerje që i kushtuan arkave të klubit plot 400 milionë euro.

Dhe një ditë pasi merkatoja verore u mbyll, UEFA ka vendosur që nga fjalët të kalojë tek veprat. Qeveria e futbollit europian ka hapur zyrtarisht një hetim për klubin francez për çështjen e “Fair Play-t” financiar.

Në lupën e UEFA-s do të kalojë dokumentacioni për blerjen e Nejmar, që u transferuar nga Barcelona për shumën rekord prej 222 milionë eurosh, por edhe ai për Kylian Mbappe, që kaloi nga Monako në formë huazimi tek PSG, që vitin e ardhshëm mund të blejë për 180 milionë euro.

Këto dy blerje dhe jo vetëm janë në shënjestrën e grupit të punës së UEFA-s, që do të hetojnë nëse ka shkelje të termave të “Fair Play-t” financiar dhe nëse gjenden shkelje, PSG rrezikon nga dënimi minimal që është gjoba deri tek përjashtimi nga kompeticionet europiane.

Top Channel