Thirrja e BE-së: Kosova nuk ka kohë për të humbur

01/09/2017 00:00

Bashkimi Europian ka dërguar apelin e radhës për tejkalimin e ngërçit politik dhe formimin pa vonesa të institucioneve të reja në Kosovë.

Këtë radhë ka qenë zëdhënësja e për Politikën e Jashtme, Maja Koçijançiç.

“E kemi thënë dhe e përsërisim; Kosova nuk ka kohë për të humbur dhe një qeveri e re duhet të formohet sa më parë”, deklaroi ajo.

Apeli ishte i drejtpërdrejtë dhe për të gjitha subjektet politike pa përjashtim.

“U bëjmë thirrje gjithë partive politike që të konstituojnë Parlamentin dhe të vijojnë me shpejtësi për formimin e qeverisë së re”, vijoi ajo.

Koçijançiç rikujtoi se detyrat e qeverisë së re janë të qartë; reformat e thella dhe forcimi i shtetit të së drejtës.

Top Channel