Merkaj-Anastasakaos: Hetimet të përbashkëta për policët kufitarë
01/09/2017 00:00
Intensifikimi i hetimeve të përbashkëta për punonjësit e policisë të përfshirë në afera korruptive në pikat kufitare që lidhin dy vendet ka qënë në qendër të bisedimeve të drejtorit të Përgjithshëm të SHÇBA, Eduart Merkaj me homologun greke, Anastasios Anastasakos në Athinë.
Gjatë takimit Drejtori Përgjithshëm i Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesave, Eduart Merkaj, njohu Anastasakos me disa nga arritjet e SHÇBA.
Në fokus të takimit ka qenë edhe shkëmbimi i eksperiencave, si dhe zhvillimi i trajnimeve për oficerët e të dy shërbimeve.
Top Channel