George Clooney në Festivalin e Venecias

01/09/2017 00:00

Me të vërtetë binte shi në kohën kur mbërriti në Venecia, por kjo nuk e pengoi George Clooneyn të shpaloste sharmin e tij hollivudian ndërsa zbriste nga barka e tij.

I përhershëm në Festivalin e Filmit në Venecia, filmi më i ri i Clooneyt, “Suburbicon” po konkurron në seksionin kryesor të festivalit këtë vit dhe do të ketë premierën e tij botërore të shtunën.

Clooney është producent i dramës familjare, në të cilën bashkohen yje si Julianne Moore dhe Matt Damon.

Festivali i Filmit në Venecia zgjat deri më 9 shtator, kur edhe do të ndahet çmimi “Luani i Artë”.

Top Channel