As Cuotinho, as Di Maria, mbyllet merkato për Barçën

01/09/2017 00:00

Barcelona nuk arriti të realizojë asnjë nga transferimet që priteshin, sot në ditën e fundit të merkatos, në Spanjë.

Oferta e katalanasve prej 160 milionë eurosh për Coutinhon, u refuzua prerazi nga drejtuesit e Liverpool-it, duke shuar edhe mundësinë e realizimit të këtij transferimi, të paktën deri në janar.

Gjithashtu, edhe Di Maria ishte një emër i lakuar si kandidat i mundshëm për t’u bërë pjesë e Barçës, por ka qenë trajneri i PSG, Emery, i cili ka bllokuar këtë transferim, sepse e shikon argjentinasin si titullar në ekipin e tij.

Tani, barra e rëndë për të zëvendësuar brazilianin Neymar, i mbetet Ousmane Dembele, 20 vjeçarit të ardhur nga Borusia Dortmund, për të cilin katalanasit paguan plot 148 milionë euro.

Top Channel