Rusi 2018, “shndërrimi” i Kaliningradit

30/08/2017 00:00

Kaliningrad ishte pjesë e Gjermanisë nën emrin e qytetit të Konigsbergut para vitit 1945, por tani është kthyer në një magnet të fuqishëm të miliona Euro investime si pjesë, e cila kontribuoi në fitoren e Rusisë në organizimin e botërorit të futbollit.

2018-ta po afron shpejt dhe qyteti i famshëm bregdetar që tërheq më së shumti turistë rusë, po përgatitet për një dyndje masive verën tjetër.

Qyteti buzë detit Balltik ka marrë deri tani 700 milionë euro grante për investime, në mënyrë që të përmirësojë dukshëm infrastrukturën për botërorin e futbollit.

Ndërtimi i stadiumit prej 35 mijë vendesh që do të presë fazën finale ka nisur prej dy vjetësh, por ende nuk ka përfunduar. Arena baltike do të quhet impianti i ri dhe është i ngjashëm me Alianz Arenën në Mynih.

Ky rajon nuk ka një kulturë të madhe futbolli dhe kritikët e shpenzimeve thonë se po shërben vetëm për pak muaj. Por ka të tjerë që mbështesin idenë e impiantit të kushtueshëm sportiv.

Qytete të tjera që do të presin ndeshjet e Kupës së Botës në Rusi, janë Moska, Shën Petersburgut, Sochi, Kazan, Saransk, Volgograd, Rostov, Nizhny Novgorod, Yekaterinburg dhe Samara. Botërori nis në 14 Qershor dhe përfundon me finalen e madhe të 15 Korrikut.

Top Channel