Një bamirëse si Sandra Bullock

30/08/2017 00:00

Sandra Bullock po përdor fuqinë e saj si një yll i kinemasë për të ndihmuar të prekurit e uraganit Harvey.

Aktorja me famë ndërkombëtare ka dhuruar 1 milionë dollarë në ndihmë të viktimave të stuhisë tropikale në Houston bën të ditur E!News. Donacioni i saj i është thënë Kryqit të Kuq Amerikan në përpjekje për të ndihmuar ata të prekur nga përmbytjet katastrofike dhe shkatërimet përgjatë gjirit të Teksasit.

“Jam shumë mirënjohëse që mund ta bëj. Ne duhet të kujdesemi për njëri-tjetrin”, ka deklaruar Bullock. Ajo është ndër të fundit në listën e emrave të personazheve të njohur që ka dhuruar shuma financiare në ndihmë të kësaj katastrofe.

Pak orë më parë dhe Kim Kardashian e pjesa tjetër e familjes së saj të famshme i kanë dhuruar Kryqit të Kuq 500 mijë dollarë. Dhe shumë personalitete të tjera, si Jennifer Lopez, apo dhe Beyonce, e cila vendlindjen e ka nga Houston i Teksasit.

Top Channel