Ndahet nga jeta boksierja 26-vjeçare, kampione bote

30/08/2017 00:00

Boksierja franceze, kampione e botës, Angelique Duchemin ka ndërruar jetë në mënyrë tragjike, pasi ka pësuar një atak kardiak gjatë stërvitjes.

Boksierja 26-vjeçare ishte kampione e botës në fuqi për peshat 54-57 kg, ndërkohë që humbi jetën në qytetin Perpignan në jug të Francës.

Duchemin pësoi një arrest kardiak të hënën në qendrën stërvitore të saj në Thuir, ndërsa u shpall e vdekur pak pasi kishte mbërritur në spital.

Ajo u kurorëzua kampione e Europës në dhjetor të vitit 2015, përpara se të bëhej edhe kampione e botës në maj të këtij viti.

Duchemin pritej të ngjitej sërish në ring për të mbrojtur titullin kampion në tetor të këtij muaji.

Ndërkohë, i menjëhershëm ka qenë reagimi i kolegeve të saj në sport, apo rivale, me kampionen olimpike Estelle Mossely që shkroi në “Twitter” mbi trishtimin dhe shokun që kishte përjetuar pasi kishte mësuar lajmin e vdekjes së saj.

“E prita shumë keq lajmin e vdekjes së Angelique Duchemin. Kemi qenë bashkë që nga fillimet e këtij sporti. Ajo ishte shumë e re… Ngushëllime familjes së saj”.

Top Channel