Hamilton: Një ditë mund të jem te Ferrari

30/08/2017 00:00

Lewis Hamilton e pranon se një ditë do të drejtojë makinën Ferrari në Formula 1. Në një intervistë për “Sky” të dhënë gjatë fundjavës së Çmimit të Madh të Belgjikës, piloti britanik i Mercedes ka deklaruar se mund të jetë në timonin e Kokëkuqes italiane pas 3-4 vitesh.

“Të drejtosh një makinë Ferrari është një ëndërr për të gjithë pilotët dhe këtu përfshihem edhe unë”, tha Hamilton. “Nuk e di nëse do të jem pjesë e kësaj skuadre në të ardhmen. Mendoj se nëse kjo do të ndodhë, do të jetë pas 3-4 vitesh”.

Këtë deklaratë Hamilton e bëri sapo mësoi për rinovimin e Sebastian Vettel me Ferrarin edhe për 3 vjet të tjerë ndërkohë që përpara këtij rinovimi ai kishte theksuar se nuk do të donte të ishte shok skuadre me pilotin gjerman. për më tepër, zërat e fundit flasin edhe për një zgjatje të bashkëpunimit mes Mercedes dhe Hamilton, kontrata e të cilit skadon në  vitin 2018.

Top Channel