Roma blen Schick për 38 milionë euro

28/08/2017 00:00

Patrik Schick është sulmuesi i ri i Romës. Shoqëria verdhekuqe ka arritur marrëveshjen me Sampdorian për huazim prej 5 milionë eurosh dhe blerje sezonin e ardshëm për 33 milionë euro.

Për lojtarin është gati një kontratë 5-vjeçare prej 2.5 milionë eurosh në sezon.

Kështu, mbyllet më në fund telenovela e verës në merkaton italiane, pasi çeku Schick ishte i Juventusit, por problemet me vizitat mjekësore anuluan transferimin e tij. Më pas, Interi dukej se ishte shumë pranë blerjes së tij, por asgjë nuk u konkretizua.

Top Channel