Një “grimcë” e pasurisë së Floyd Mayweather

28/08/2017 00:00

Floyd Mayweather triumfoi në ndeshjen e shekullit kundër Conor McGregor, duke shënuar edhe emrin e tij në histori dhe jo vetëm për faktin se ka fituar afro 250 milionë dollarë nga ndeshja.

Mayweather ka konfirmuar veten si luftëtari më i madh i të gjithë kohërave në ring, duke shënuar edhe një rekord 50 ndeshje të fituara, e asnjë humbje.

Pasuria e tij mendohet t’i kalojë 700 milionë dollarë dhe pritet të shtohet akoma edhe më tej nga të ardhurat që do t’i vijnë nga sponsorat pas fitores ndaj McGregor.

Pas këtyre shifrave duket se Mayweather synon të hyjë në listën e sportistëve që kanë fituar mbi 1 miliardë dollarë, listë e cila deri më tani përbëhet nga vetëm 2 persona, Michael Jordan dhe Tiger Woods.

FOTO GALERI
3/24

Top Channel