Asensio nuk i mjafton Realit. Vetëm barazim me Valencian

28/08/2017 00:00

Real Madrid nuk mori dot më shumë sesa një barazim 2-2 në “Santiago Bernabeu”, në sfidën ndaj Valencias.

Dy gola të Asensios nuk mjaftuan që madrilenët të merrnin 3 pikët, pasi Soler dhe Kondogbia arritën të mposhtnin Keylor Navas.

Me këtë barazim, Reali shikon Barcelonën të nisë shkëputjen në krye të klasifikimit. Katalanasit kanë grumbulluar 6 pikë nga dy ndeshjet e tyre të para, ndërsa Reali vetëm 4.

Top Channel