Gol i jashtëzakonshëm në Bournemouth-City (VIDEO)

26/08/2017 00:00

Charlie Daniels i Bournemouth i ka shënuar një gol të jashtëzakonshëm Manchester City-t në ndeshjen hapëse të javës së tretë në Premier League.

Ishte minuta e 13 dhe ndeshje ishte ende 0-0, kur Charlie Daniels i skuadrës vendëse guxon shumë me një diagonale të jashtëzakonshme, e cila ngriti peshë stadium, pasi topi përfundoi në trekëndëshin e portierit të City-t.

Një gol i jashtëzakonshëm, i cili me siguri do të përfundojë në listën e më të bukurve të sezonit në Premier League megjithëse është vetëm javë e tretë në Angli.

Top Channel