Femrat U19 dy miqësore me Bosnjen

26/08/2017 00:00

Kombëtarja shqiptare e futbollit të Femrave të U19 do të luajë 2 ndeshje miqësore me Bosnjen në kuadër të përgatitjeve të eliminatoreve të Evropianit 2018.

Trajneri Nevil Dede është shprehur se këto dy përballje do të jenë një mundësi e mirë për të parë formën e lojtareve duke shprehur edhe optimizmin e tij për eliminatoret edhe pse skuadrës së tij do t’i duhet të përballet me Spanjën, Ukrainën dhe Azerbajxhanin.

Dede  foli edhe për prurjet e reja në skuadrën e femrave të kësaj grupmoshe duke  theksuar se nuk janë të pakta lojtare që luajnë jashtë që kanë shprehur dëshirën për të veshur fanelën kuqezi.

Dede bëri edhe një vlerësim për skuadrën e Vllaznisë, edhe pse kjo e fundit u eliminua në Ligën e Kampioneve duke theksuar se është një skuadër që i ka ndihmuar jo pak skuadrat kombëtare të femrave.

Top Channel