Milan, vizitë në shtëpinë e Nënë Terezës (Foto)
25/08/2017 00:00
Një vizitë shumë e veçantë dhe emocionuese ajo që bëri Milani në Shkup, ditën e enjte.
Në pritje të ndeshjes ndaj Shkëndijes për “playoff”-in e Europa League, kuqezinjtë vizituan shtëpinë ku ka lindur Nënë Tereza.
Të gjithë futbollistët e grumbulluar nga trajneri Vincenzo Montella e treguan me foto nëpër rrjetet sociale emocionin për këtë vizitë shumë të veçantë.
Top Channel