
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen 9 të Korçës, duke rrezikuar të gjithë ndërtesën katërkateshe, por edhe godina te tjera pranë saj. Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, të cilat po punojnë për shuarjen e flakëve dhe me ndihmën e policisë u evakuuan banorët e këtij objekti.
Paraprakisht dyshohet se zjarri ka nisur si pasojë e një shkëndije elektrike në godinën katër katëshe në pronësi të M.N.
Nga të dhënat paraprake rezulton se nuk ka dëme në njerëz. Aktualisht po punohet për fikjen e zjarrit, pasi nga flakët, rrezikohet edhe një godinë tjetër që ndodhet ngjitur me ndërtesën e mësipërme.
Grupi hetimor në vendngjarje po punon për përcaktimin e shkakut të zjarrit dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Top Channel