Shkëndija, formalitet. Milani, në vazon e parë të shortit

23/08/2017 00:00

Milani do të jetë në vazon e parë, mes pretendentëve të tjerë për kupën më të vogël të futbollit kontinental. Me përjashtim të surprizave të bujshme, që mund të vijnë nga shqiptarët në Shkup, në ndeshjen me Shkëndijën këtë të enjte, kuqezinjtë llogaritin të jenë mes më të mirëve të klasës në përzgjedhjen e grupeve të Europa League.

Sfida me Shkëndijën e Tetovës, ekip që e mundën 6-0 në ndeshjen e parë në “San Siro”, konsiderohet një formalitet për italianët. Ekipi i trajnerit Montella do të jetë kokë grupi në shortin që do të hidhet në Monako, të premten e 25 gushtit.

Në varësi edhe të rezultatit në stadiumin “Filipi II” në Shkup ndaj shqiptarëve, Milani mund të përkeqësojë renditjen, por jo të humbasë fashën e parë.

Ndërkohë, mes komunitetit shqiptar në Maqedoni ka një interesim të jashtëzakonshëm për “derbin” kuqezi të Europës. Përballja Shkëndija-Milan luhet të enjten në “Telekom Arena” të Shkupit, në orën 20:45, ndërsa dyert e tribunave për tifozët do të jenë të hapura 3 orë para fillimit të sfidës.

Ministria e Brendshme maqedonase publikoi nëj plan masash për të evituar incidentet, duke i bërë thirrje tifozëve për bashkëpunim, në ndeshjen që konsiderohet festë për emrin e kundërshtarit dhe jo për rezultatin.

Top Channel